Mbi një orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë

Mërgimtarët që po ia mësynë për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë po detyrohen të presin rreth 70 minuta, sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Kolona tek kjo pikë e kalimit këtë mëngjes po shkon deri në 800 metra.

Ndërkohë, edhe në pikë kalimin kufitar në Mutidovë, pritjet po zgjasin deri në gjysmë ore.

Në pikë kalimin tjetër në Muçibabë, pritjet për të hyrë janë nga 15 deri në 20 minuta. /21Media

Back to top button