Reali e mposht me përmbysje Milanin në miqësore

Milani dhe Real Madridi janë përballur në një sfidë miqësore në kuadër të turneut parasezonal në Pasadena të Kalifornisë.

Triumfues nga ky ballafaqim i dy gjigantëve evropian doli Real Madridi që fitoi me rezultat 3-2, edhe pse ishte në disavantazh 2-0, transmeton KosovaPress.

Italianët krijuan epërsi prej dy gola në pjesën e parë kur realizuan Tomori dhe Romero në minutat 25’ dhe 42’.

Por, situata ndryshoi krejtësisht në pjesën e dytë kur skuadra e Carlo Ancelotti mori kontrollin e lojës.

Valverde barazoi rezultat duke shënuar dy gola brenda dy minutave 57’ dhe 59’, kurse fitoren e spanjollëve e vulosi Vinicius Jr gjashtë minuta para përfundimit të ndeshjes. /kp

 

Back to top button