Mblidhen krerët e shtetit

Diskutojnë për taksën

Ekipi negociator sot në orën 15:00 do të mbajë takimin e radhës, në të cilin pritet ta miratojë platformën për dialogun me Serbinë.

Ndërkohë, siç mëson RTV21, sot kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka mbledhur krerët e shtetit, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn, ku do të diskutohet për taksën, për mundësinë e pezullimit të taksës. Në takim po marrin pjesë edhe zëvendëskryeministrat Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dje ka bërë thirrje që të pezullohet taksa me Serbinë. Ai ka thënë se një gjë e tillë duhet të bëhet për t’u ruajtur partneriteti me SHBA-në.

“Si president i vendit ftoj që të shqyrtohen të gjitha mundësitë për pezullimin e taksës, në mënyrë që të fuqizojmë partneritetin strategjik me SHBA-në. Duhet t’i marrim shumë seriozisht, ata që mendojnë t’i injorojnë këto këshilla, janë gabim,. Askush nuk mund të dalë mbi pozicionin strategjik të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa, kreu i Qeverisë, Ramush Haradinaj mbetet i vendosur në qëndrimin e tij, ai insiston që taksa të mbetet deri në njohjen e Kosovës nga ana e Beogradit zyrtar./21Media

Back to top button