Mbretëria e Bashkuar ka lëshuar 2700 viza përmes skemës “Homes for Ukraine”

Nga 28,300 aplikime në skemën e Mbretërisë së Bashkuar “Shtëpi për Ukrainën”, 2,700 viza për refugjatët janë lëshuar tani, ka thënë qeveria.

“Shtëpi për Ukrainën”, që ka filluar në 14 mars, synon të lejojë njerëzit, bamirësitë, grupet e komunitetit dhe organizatat e tjera të sponsorizojnë refugjatët, duke i strehuar ata në shtëpitë ose ndërtesat e tyre. 

Organizatat bamirëse kanë thënë se procesi “është shumë i vështirë” për ata që ikin nga Ukraina.

22,800 viza të tjera nga 31,200 aplikime janë lëshuar sipas Skemës Familjare të Ukrainës të Mbretërisë së Bashkuar, tha Zyra e Brendshme. Këto janë për refugjatët me të afërm të ngushtë që jetojnë në MB, shkruan BBC.

Ka pasur kritika për shkallën dhe shpejtësinë e reagimit të Britanisë së Madhe ndaj krizës së refugjatëve të shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë./21Media

Back to top button