Mbyllet mjekimi intensiv qendror për COVID-19

Pas rënies së numrit të pacientëve të prekur me COVID-19 Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se është mbyllur Mjekimi Intensiv Qendror për COVID-19.
Në njoftim bëhet e ditur se tash në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive.
“Si rrjedhojë e përmirësimit të situatës, në funksion do të jetë vetëm Intensiva e Klinikës Infektive. Ndërkaq, me përfundimin e dezinfektimit, Njësia Koronare do të kthehet në hapësirat e saj- të cilat, deri tash, ishin në shërbim të Mjekimit Intensiv Qendror-COVID”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës.
Aktualisht në Kosovë janë 3 mijë e 342 raste aktive me COVID-19./21Media 

Back to top button