Mbyllet përkohësisht dyqani i njohur suedez i mobilieve “IKEA”

IKEA njofton se të gjitha dyqanet duhet të qëndrojnë të mbyllura për momentin

Grupi suedez i mobilieve IKEA mbyll përkohësisht të gjitha dyqanet e tij në Kinë për shkak të koronavirusit. IKEA ka njoftuar sot që të gjitha dyqanet duhet të qëndrojnë të mbyllura për momentin.

Sipas autoritetit shëndetësor kinez, numri i përgjithshëm i vdekjeve u rrit nga 38 në 170. Numri i të sëmurëve të konfirmuar u rrit në 7,711 raste në Kinë.

Organizata Botërore e Shëndetit e shpalli emergjencë globale koronavirusin./21Media

Back to top button