OBSH e shpalli emergjencë globale koronavirusin
170 të vdekur nga koronavirusi në Kinë
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e shpalli emergjencë koronavirusin. Kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, u shpreh se arsyeja kryesore për këtë deklaratë nuk është që po ndodh në Kinë, por ajo që po ndodh në vendet tjera. Shqetësimi është se ky virus mund të përhapet në vendet me sisteme të dobëta shëndetësore.
Numri i të vdekurve në Kinë nga koronavirusi është 170, transmeton rtv21.tv
Sipas OBSH-së janë shënuar 98 raste në 18 vende tjera jashtë Kinës, por s’ka të vdekur./21Media