Mbyllet përkohësisht rruga nacionale Kaçanik-Hani i Elezi
Mbyllja bëhet për shkak të punimeve
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, për sigurinë pubilke, është e nevojshme mbyllja e përkohshme e rrugës nacionale N2 Kaçanik-Hani i Elezit.
Rruga do të jetë mbyllur për pesë orë e gjysmë për një javë rresht.
“15-22 shkurt 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30”, njofton ministria.
Po ashtu Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion./21Media