​Mbyllet pjesa e parë, Anglia në epërsi të trefishtë ndaj Iranit

Ka përfunduar tashmë pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Botëror “Katar 2022” ndërmjet Anglisë dhe Iranit, e vlefshme për Grupin B.
Anglezët janë duke avancuar me rezultat të thellë 3-0 derisa të tre golat u realizuan brenda 10 minutave.
Bellingham realizoi golin e parë në minutën e 35’, i pasuar nga Saka në minutën e 43’ dhe Raheem Sterling në të 45-tën.
Skuadra e Southgate do të hyjë në pjesën e dytë mbase për të shënuar fitore me rezultat sa më të thellë.

Back to top button