Mënyra natyrale për t’i bërë dhëmbët më të bardhë

Shtëpitë tona janë plot me produkte që mund të na ndihmojnë të kemi një buzëqeshje “hollivudiane”.
Bright Side tregon disa metoda për zbardhjen e dhëmbëve që mund t’i përsërisni lehtësisht në shtëpi.
Gjethet e mentes dhe vaji i kokosit

Çfarë ju nevojitet: gjethe mente, vaj kokosi.
Mënyra e përdorimit: Grini gjethet dhe shtoni vajin e kokosit. Përziejini mirë dhe aplikojeni përzierjen në dhëmbë me një furçë dhëmbësh. Mos përdorni shumë mente, 3-5 gjethe janë më se të mjaftueshme.
Xhenxhefil dhe kripë

Çfarë ju nevojitet: xhenxhefil, kripë dhe limon.
Mënyra e përdorimit: Grini një copë të vogël xhenxhefili, kjo mund të bëhet me një rende. Merrni 1/4 lugë çaji kripë dhe ia shtoni xhenxhefilit. Prisni një fetë limoni, shtrydhni lëngun në përzierje dhe përzieni përsëri mirë. Aplikojeni me furçë dhëmbësh.
Peroksid hidrogjeni dhe sodë buke

Çfarë ju nevojitet: peroksid hidrogjeni, sodë buke.
Mënyra e përdorimit: Përzieni sodën e bukës me peroksid hidrogjeni në raport 1:2. Përziejini derisa të formohet një pastë. Lani butësisht dhëmbët me këtë përzierje dhe më pas shpëlajeni gojën me një sasi të madhe uji.

Pluhur kakao

Çfarë ju nevojitet: pluhur kakao dhe ujë ose vaj kokosi.
Mënyra e përdorimit: Përzieni pluhurin e kakaos me vajin e kokosit ose ujin. Lani dhëmbët si zakonisht me këtë përzierje.
Uthull dhe sodë buke

Çfarë ju nevojitet: sodë buke, uthull molle.
Mënyra e përdorimit: Përzieni 1 lugë çaji uthull molle me 1 lugë çaji sodë buke. I trazojmë derisa të formojnë një masë homogjene. Lani dhëmbët me pastën që rezulton dhe shpëlajeni gojën me ujë.
Të gjitha këto mjete duhet të përdoren me kujdes, shkruan BrightSide. Përdorni këto metoda 2-3 herë në javë për disa javë dhe bëni pushime. Nëse filloni të ndjeni dhimbje ose ndjeshmëria e dhëmbëve tuaj rritet, ndaloni menjëherë procedurën./21Media

Back to top button