Mc Kresha dhe Lyrical Son sjellin “Shottas n’BMW”

Reperët e njohur shqiptarë, MC Kresha dhe Lyrical Son, kanë prezantuar sonte këngën e re.
“Shottas n’BMW” titullohet ky projekt, i cili është shoqëruar edhe me videoklip.
Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për producimin është përkujdesur PINT.
‘Beat’-i i këngës është bërë nga Mixey&Apollo me video të realizuar nga Fati.tv.
Ky projekt ndërkohë është pjesë e albumit të tyre të ri të quajtur “Muzikë me Qalldis’”.
Kjo vjen tri ditë pas lansimit të këngës së parë që mban titullin “Hustle për burek”, ku është i përfshirë edhe Lumi B.

Back to top button