McDonald’s largohet nga tregu rus

McDonald’s ka njoftuar se do të dalë nga tregu rus dhe ka filluar procesin për të shitur biznesin në vend pas 30 vitesh funksionimi të restoranteve atje.
Në mars, kompaniar njoftoi se po mbyllte përkohësisht rreth 850 restorante në Rusi në përgjigje të pushtimit të Ukrainës nga vendi.
“Kriza humanitare e shkaktuar nga lufta në Ukrainë dhe mjedisi i paparashikueshëm i operimit, kanë bërë që McDonald’s të arrijë në përfundimin se vazhdimi i pronësisë së biznesit në Rusi nuk është më i qëndrueshëm dhe as nuk është në përputhje me vlerat e McDonald’s”, thuhej në deklaratë.
Si pjesë e vendimit të McDonald’s për t’u larguar, kompania “po ndjek shitjen e të gjithë portofolit të saj të restoranteve McDonald’s” në Rusi te një blerës vendas.
Restorantet e McDonald’s në Ukrainë mbeten të mbyllura ndërsa kompania vazhdon të paguajë pagat e plota për punonjësit e saj në vend./21Media

Back to top button