”Me qëllim”, projekti i ri i Gramos Shabanit

Këngëtari nga Mitrovica, Gramos Shabani ka publikuar projektin e tij të radhës.
”Me qëllim”, titullohet kënga e re e artistit, e cila është publikuar para pak ditësh me videoklip, të realizuar nga VulaFilms, shkruan rtv21.tv
Për muzikën dhe orkestrimin e këngës është kujdesur Blerim Haziri, ndërkaq teksti i këngës është shkruar nga Petrit Sefaj.

Ndryshe, projekti paraprak i Gramos Shabanit është ”Për ne flasin”, të cilin e ka lansuar me 10 dhjetor të vitit të kaluar, ku edhe e ka kënduar në kuadër të xhirimeve për festat e fundvitit./21Media

Back to top button