Momente gëzimi! Ajshja 4 vjeçare mposhti leukeminë

Është vetëm 4 vjeçare, por me guximin e saj ajo arriti të mposhtë njërën nga sëmundjet më të rënda, leukeminë.
Ajshja 4 vjeçare, plot energji dhe e lumtur lëshoi sot Klinikën e Fëmijëve ku qëndroi për një kohë për t’u kuruar.
Ajo i tha lamtumirë sëmundjes dhe shtrimit në spital, dhe iu kthye botës fëmijërore – lojës me shoqet dhe në gjirin familjarë, transmeton TV21.
Tregon se gjatë qëndrimit në spital, më së shumti i ka munguar motra, Alara.
“Për kë më shumti të ka marrë malli?
Për Alarën (motrën)”, tregon Alara.
Ajshja nga Maqedonia e Veriut, u prit me duartrokitje dhe brohoritje nga familjarët./TV21

Back to top button