Kaloni te përmbajtja kryesore

Më shumë se 2.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni

Më shumë se 2.4 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni që nga fillimi i luftës.
Kështu bëri të ditur Roja Kufitare Polake, teksa theksoi se numrat që kalojnë kufirin kanë rënë ndjeshëm në krahasim me ditën e djeshme.
Të enjten 23,000 njerëz e kaluan kufirin, pra 9.5% më pak nga e mërkura, shkroi agjencia në Twitter, ndërsa deri në orën 06:00 GMT të së premtes, 3 mijë e 500 njerëz kishin kaluar, kjo është 24% më pak nga dita e enjte.
Sipas agjencisë ka një numër në rritje që shkojnë në Ukrainë, 406,000 njerëz kanë hyrë në Ukrainë përmes Polonisë që nga fillimi i luftës./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button