Nën kërcënimin e armëve grabitet një bankë në Prishtinë

 
Një filal i një banke në lagjen “Dardania” në Prishtinë është grabitur sot rreth orës 8:40.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policosë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se nga informacionet e para dyshohet se grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar.
Aktualisht policia po punon për ndriçimin e rastit./21Media

Back to top button