Tirana dhe Trepça përballen sonte në finalen e Kupës Mbarëkombëtare

Sonte zhvillohet finalja e Superkupës Mbarëkombëtare mes Tiranës dhe Trepçës.
Përballja do të zhvillohet në palestrën “Minatori” të Mitrovicës nga ora 20:00. Tiranasit u kualifikuan në finale direkt, pasi Teuta, kishte probleme shëndetësore me lojtarët, kurse mitrovicasit u kualifikuan, duke mundur në gjysmëfinale Golden Eagle Yllin me rezultat 72:68.
Atmosfera pritet të jetë e jashtëzakonshme, pasi interesimi është i madh në qytetin e Mitrovicës për qytetin e basketbollit.
Kjo është finalja e parë për këto dy skuadra në këtë garë. Edicionin e kaluar e kishte fituar Ylli.
Në këtë finale do të jetë i pranishëm edhe Sekretari Gjeneral i FIBA Botës, Andreas Zagklis.

Back to top button