The Weeknd ka në plan ndryshimin e emrit artistik

Artisti The Weeknd po mendon ta ndryshojë emrin e tij artistik.
Ai njoftoi përmes Twitterit se së shpejti mund t’iu duhet ta thërrasin Abel, pasi edhe emri I tij I vërtetë është Abel Tesfaye.
“Ndoshta do e tërheqi një Ye dhe ligjërisht të ndryshojë emrin tim në Abel. Pa mbiemër. Sikurse Madonna ose Cher ose Prince”, ka shkruar ai në Twitter.
The Weeknd është njëri ndër artistët më të pëlqyer kanadez. Ai së fundmi ka zbuluar planet për një turne të ardhshëm me reperen e njohur, Doja Cat.
Kujtojmë se emrin artistik, e ka ndryshuar edhe reperi Kanye West, I cili ligjërisht ka dashur të njihet si “Ye”./21Media

Back to top button