Kaloni te përmbajtja kryesore

Medalistët olimpikë nderojnë Prekazin

Sot medalistët olimpikë kanë nderuar Prekazin duke bërë homazhe te kompleksi “Adem Jashari”.

“Mirëmëngjesi nga Prekazi heroik! Me përulje para dëshmorëve e martirëve të Kombit”, ka shkruar trajneri i xhudos, Driton Kuka teksa ka shpërndarë fotografi nga atje.

Ekipi olimpik i Kosovës u kthe në atdhe me dy medalje olimpike nga nëntë të mundshme nga Lojërat Olimpike” Paris 2024”.

Distria Krasniqi e fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë në xhudo, ndërsa Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në debutimin e saj./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button