Zgjatet afati për konvertimin e patentë shoferëve nga ilegalë në RKS
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se kanë zgjatur afatin për aplikim nga qytetarët për konvertim të patentë shoferëve nga ata të lëshuar nga institucionet ilegale serbe në patentë shoferë zyrtar të Kosovës.
Sveçla ka njoftuar se deri më tani gjithsej 5 mijë e 588 qytetarë kanë aplikuar për konvertim të patentë shoferëve.
Afati është shtyrë deri më 23.08.2024.
“Bazuar në kërkesat e shumta të qytetarëve për aplikim të pajisjes me patentshoferë të Republikës së Kosovës, ku vetëm dje kemi pasur 273 sosh, si dhe kërkesën për zgjatje të afatit për aplikim i cili sipas vendimit tonë përfundon nesër, kam marrë në konsideratë ato me ç’rast afati për konvertim do të zgjatet deri me 23 gusht 2024. Pas kësaj date, për të gjithë ata që nuk konvertojnë patentshoferët, do të veprohet sipas legjislacionit përkatës në fuqi”, thuhet në postimin e Ministrit Sveçla.
Ai ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunitetit serb për konvertim të patentë shoferit dhe ka ftuar gjithë ata që nuk e kanë kryer këtë proces që të respektojnë afatet në fuqi.Sveçla ka theksuar se i gjithë ky proces ka vijuar pa asnjë incident.