Media gjermane: Kosova kërcënohet nga përmbytjet

Me këtë mot me shi, përmbytje të mëdha rrezikojnë të prekin vendin tonë gjatë kësaj jave dhe javës së ardhshme.
Alarmi është dhënë nga media gjermane, ku parashikohet që reshjet e shiut të kapin shifra rekord, deri në 300 litra shi për metër katror në 24 orë.
Përmbytjet pritet të përfshijnë të gjithë Mesdheun, por kryesisht në Shqipërinë Jugore dhe Greqi në Veriore, zona të cilat do të përballen me reshje më të dendura, duke mos e përjashtuar edhe Kosovën.
“Por jo vetëm Shqipëria dhe Greqia preken nga shiu. Bregdeti italian i Adriatikut, Kroacia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut, Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe pjesë të Rumanisë gjithashtu do të kenë shi të fortë”, thuhet në paralajmërimin e “Focus.de”.
Shiu ekstrem shkakton përmbytje të shpejta, valë baticash e rrëshqitje dheu. Tornadot gjithashtu kërcënohen pranë bregdetit./21Media

Back to top button