Mediat bojkotojnë konferencën pas mbledhjes së Qeverisë

Mediat e kanë bojkotuar konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës të mërkurën, për shkak të vonesave të vazhdueshme të ministrave për të dalë para gazetarëve.
Pas mbledhjes së ekzekutivit, gazetarët kanë pritur rreth 45 minuta që të dalë në konferencë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, mirëpo i njëjti deri atëherë nuk doli para mediave.
Me gjithë kërkesën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu për mirëkuptim, gazetarët ishin të vendosur për të bojkotuar këtë konferencë.
Ai u arsyetua se pas mbledhjes së ekzekutivit, ministrat ishin në një mbledhje joformale në kabinetin qeveritar.
Kjo nuk është hera e parë që presin mbi 1 orë për të pritur konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.

Back to top button