Mediat bojkotuan konferencën, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Mediat e kanë bojkotuar sot konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës. Kjo pasi gazetarët e akredituar për ta përcjellë mbledhjen, kanë pritur gati një orë për konferencën e paraparë.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi sot.
Ai ka thënë se vonesat në fillimin e konferencës për media ishin të arsyeshme meqë pas përfundimit të mbledhjes së Qeverisë kishte një takim të brendshëm të kabinetit qeveritar.
Kryeziu tutje në shkrimin e tij në Facebook ka thënë se mbajtja e konferencës pas mbledhjes së Qeverisë ishte paralajmëruar paraprakisht.
“Me gjithë konsideratën për punëtorët e medieve që ishin prezent në ndërtesën e Qeverisë, besoj shumë që kjo situatë ka mundur të shmanget. Konferencat për media pas mbledhjes së Qeverisë janë me interes për publikun. Sot nuk pati konferencë për media sepse interesi publik nuk u vendos në rend të parë”, ka shkruar Kryeziu./21Media

Back to top button