Mehaj: Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se ushtria kërkon art të të luftuarit, “andaj s’ka se si të mos kultivohet edhe në Prizren, është atdhedashuri përtej gjithçkaje andaj s’ka se si të mos burojë në Gjakovë”.
Mehaj ka thënë se këto dy qytete kanë qenë gjithmonë simbol i qëndresës, poaq sa edhe i jetesës në harmoni. “Qytetarët e këtyre dy qyteteve kanë ditur të luftojnë gjithmonë për paqen, për lirinë dhe për të drejtën stoikisht, ndjenë përgjegjësie e fisnikërie që trashëgohet brez pas brezi”.
“E njejta ndjenjë atdhedashurie, energjie pozitive e gatishmërie për t’i shërbyer vendit ndihej edhe sot. Brezat e rinj që janë e ardhmja e ushtrisë janë motivi ynë më i madh për punë, e garanca e një shteti që përtej sigurisë e mbrojtjes për qytetarët e vet, ofron stabilitet rajonit e partner besnik shteteve tona mike”, ka shkruar Mehaj në Facebook.
Ai tutje ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është forca e këtij vendi, ëndrra e dëshmorëve dhe objektivi ynë më i rëndësishëm./21Media

Back to top button