Mehaj: Kanadaja së shpejti partneri ynë bilateral i radhës
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj së bashku me një delegacion të Kosovës, të prirë nga presidentja, Vjosa Osmani po qëndrojnë në Kanada dhe janë takuar me ministren e Mbrojtjes Kombëtare e Kanadasë, Anita Anand. Kjo e fundit ka premtuar se do të fillohet me bashkëpunimin në nivel të grupeve punuese për hartimin e marrëveshjes bilaterale.
Mehaj përmes një postimi në ”Facebook”, ka bërë të ditur se ka theksuar interesin për bashkë-zbarkim të trupave së bashku me trupat kanadeze në misione ndërkombëtare, në mënyrë që kontributi i filluar si kontribues i sigurisë globale të thellohet edhe më tej.
Në fund, Mehaj e ka ftuar ministren Anand për vizitë zyrtare në Kosovë, ftesë të cilën ajo e ka pranuar dhe janë dakorduar që të zhvillohet në një të ardhme të afërt./21Media