Mehaj merr pjesë në forumin e nënoficerëve të FSK-së: Do të jemi gjithmonë në mbështetje të tyre

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka marrë pjesë në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Mehaj ka njoftuar se qëllimi i këtij forumi ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së.
Mehaj ka theksuar se si ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike.
“Sot isha pjesëmarrës në forumin e nënoficerëve të organizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës, qëllimi i së cilës ishte nxjerrja e konkluzioneve që do të ndikojë në përmirësimin e aspektit organizativ dhe operacional të FSK-së, ngase përmes nënoficerëve të përgatitur profesionalisht dhe të motivuar shpirtërisht, sigurohet udhëheqja e duhur në mesin e ushtarëve dhe funksionimi i mirëfilltë i hallkës organizative, duke siguruar kështu realizimin e synimit që komanda të shkëlqejë në përmbushjen e vizionit të Komandantit dhe të objektivave të FSK-së. Si Ministër i Mbrojtjes së bashku me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jemi gjithmonë në mbështetje të korit të nënoficerëve dhe të gjithë ushtarakëve që janë bosht kurrizor i Ushtrisë së Republikës së Kosovës, dhe promotor në përmbushjen e standardeve euroatlantike”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button