Mehaj merr pjesë në Panairin e industrisë së mbrojtjes, IDEF-21, në Stamboll

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka qenë i panishëm sot në hapjen e Panairit të 15-të Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes “IDEF 21″ në Stamboll.
Lajmin e ka bërë të ditur Mehaj përmes një postimi në ‘’Facebook’’, ku ka njoftuar se ishte i ftuar nga homologu i tij, ministrit turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar.
”Gjatë katër ditëve të këtij panairi, ndër më të njohurit në Botë, përveç takimit me ministrin Akar, së bashku me gjeneral Ramën do të takohemi me homolog tjerë nga shtete të ndryshme partnere dhe shtete që jemi në proces të krijimit të bashkëpunimit bilateral. Gjithashtu gjatë katër ditëve të panairit, do të takohemi me liderë përfaqësues të kompanive të industrisë së mbrojtjes ndër më të njohurat në botë pjesëmarrëse nga 83 shtete”, është bërë e ditur në postimin e Mehajt.
Sipas ministrit, kjo është një mundësi e mirë të njihemi me produktet që ndërlidhen me objektivat e ngritjes së aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-se në procesin e tranzicionit./21Media

Back to top button