Kaloni te përmbajtja kryesore

Mehaj përsërit kërkesën për bazë të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes Armend, Mehaj i rikujtoi kërkesën për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë, kongresmenit amerikan, Ritchie Torres të cilin e priti në takim.
Ai i ndër tjerash Torres e falënderoi për mbështetjen që i jep Kosovës në Kongresin Amerikan si dhe e njoftoi atë për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë pas krizës në Ukrainë.
“dhe ndikimit destabilizues rus përmes qasjes destruktive të Serbisë kundër Kosovës dhe në përgjithësi kundër paqes, sigurisë dhe stabilitetit të rajonit tonë.S enatorin e njoftova edhe me të arriturat tona të përgjithshme, proceset aktuale zhvillimore si dhe synimet tona për të ardhmen, duke i rikujtuar kërkesën tonë për vendosjen e një baze të përhershme ushtarake amerikane në Kosovë që do të shërbente si garancë për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e përgjithshëm të rajonit.”, shkroi Mehaj në Facebook.
Ai më tej i kujtoi Torresit se vizioni shtetëror i Kosovës është është anëtarësimi në NATO, në aleancë të përhershme me SHBA-në, gjithmonë në mbrojtje të vlerave të lirisë, paqes dhe demokracisë
Torres po qëndron për një vizitë në Kosovë, ai zhvilloi takime me krerët të shtetit, ndërsa në një intervistë për RTV21, Ritchie Torres dje foli edhe procesin e antarësimit të Kosovës në NATO.
“Shpresa është që procesi i paqes të drejtoj deri tek njohja e ndërsjellët ndërmjet dy shteteve e më pas kjo mund ta na drejtoj në antarësimin e Kosovës në NATO. Dhe është e qartë që njerëzit këtu janë afektuar shumë nga lufta e viteve të 90-ta dhe mënyra për tu dhënë siguri dhe për ta parandaluar çdo agresion të Serbisë ndaj Kosovës është anëtarësimi i Kosovës në NATO”, tha Torrres./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button