Mehaj udhëtoi për në SHBA

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, sot ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mehaj ka bërë të ditur se këtë fundjavë do të festohet në Des Moines, 10 vjetori i Programit e Partneritetit Ndërshtetëror në mes Kosovës dhe shtetit të Iowa-s.
Me këtë rast, ministri do të takohet me guvernatoren e Iowa-s, Kim Reyndols, si dhe me senatorë e përfaqësues nga Iowa.
“Vizitën do të vazhdojë edhe me pjesëmarrjen në aktivitetet festive që do të organizohen për të shënuar këtë jubile shumë të rëndësishëm për dy vendet.
Partneriteti ynë ndërshtetëror në përgjithësi dhe në mes dy forcave në veçanti, është historia dhe realiteti më i shkëlqyeshëm, si dhe faktori më i rëndësishëm për të gjitha sukseset dhe të arriturat e deritashme të FSK-së. Partneriteti ynë me Departamentin Amerikan të Mbrojtjes, Ushtrinë Amerikane, Byronë e Gradës Kombëtare dhe Gardën Kombëtare të Iowa-s, do të vazhdojë dhe intensifikohet edhe më tej, me partneritet të përjetshëm. Falënderim dhe mirënjohje e përjetshme për shtetin e Iowa-s, të gjitha institucionet e saj si dhe për të gjithë ushtarakët e Gardës Kombëtare për kontributin e madh dhe të pazëvendësueshëm në ngritjen, zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së”, ka shkruar Mehaj në Facebook./21Media

Back to top button