Mehmetaj merr ftesë nga Specialja në cilësinë e të dyshuarit

Mehmetaj: Punë e madhe

Drejtori i Pronës në Komunën e Prishtinës, Brahim Mehmetaj është ftuar nga Dhomat e Specializuara në cilësinë e të dyshuarit.
Këtë e ka njoftuar vet Mehmetaj përmes një postimi në Facebook. Ai duke e cilësuar si të padrejtë Gykatën Speciale ka thënë se do t’i përgjigjet kësaj thirrjes me krenari.

“Dje pasdite ne perfundim te orarit te punes, nje prej hetuesve te gjykates speciale ma solli ftesen per ne Hage. Pune e madhe…..
Jam i ftuar ne cilesin e te DYSHUARIT!!!!
Do ti pergjigjem kesaj thirrje me krenari, edhe pse vazhdoj me mendu qe kjo gjykate eshte e padrejte dhe e njeaneshme. Krimet ne Kosove i kan kry serbet dhe serbia dha ata jane kriminel e jo ne Çlirimtaret qe ishim te detyruar te benim lufte mbrojtese dhe ÇLIRIMTARE.
UÇK perjet e mot!”, ka shkruar kryetari i degës së AAK-së në Prishtinë, Brahim Mehmetaj në Facebook.

Ftesat nga Gjykata Speciale janë shpeshtuar, së fundmi , më 13 dhjetor është ftuar Bedri Zyberaj, kurse më 11 dhjetor Zafir Berisha.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi  është kthyer dje nga Haga, ku është intervistuar nga Gjykata Speciale/21Media

Back to top button