Meloni i kërkon presidentit italian postin e kryeministres

Liderja e ekstremit të djathtë të Italisë, Giorgia Meloni dhe aleatët e saj të koalicionit janë takuar me presidentin Sergio Mattarella dhe kanë thënë se janë gati të formojnë një qeveri “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ai do t’i kërkojë zonjës Meloni në orët në vijim të bëhet kryeministre.
Ish-kryeministri veteran Silvio Berlusconi mori pjesë në bisedimet e shkurtra, pavarësisht se tronditi unitetin e koalicionit me komentet e nxjerra pro-Putin.
Meloni ka kërkuar të sigurojë aleatët perëndimorë të Italisë se asgjë nuk do të ndryshojë.
Meloni mund të betohet që në fillim të kësaj fundjave si kryeministrja e parë femër e vendit – dhe liderja e parë e ekstremit të djathtë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ajo tha se koalicioni i saj i partive të krahut të djathtë dhe të ekstremit të djathtë ishte unanim se ajo duhet të drejtonte Italinë.
Përpara takimit 11-minutësh të së premtes, ajo tha se ata ishin “të gatshëm t’i jepnin Italisë një qeveri që përballet me ndërgjegjësim dhe kompetencë me urgjencën dhe sfidat e kohës sonë”.
Më pak se një muaj pasi italianët votuan për një Senat të ri dhe Dhomë të Deputetëve, ajo do të zëvendësojë Mario Draghin./21Media

Back to top button