Memli Krasniqi zgjedhet kryetar i PDK-së

Memli Krasniqi është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
469 delegatë të Konventës së dhjetë zgjedhore të PDK-së votuan Krasniqin të parin e partisë. Ndërsa, 7 delegatë ishin kundër zgjedhjes se tij për kryetar.
Krasniqi ishte i vetmi nga PDK-ja i cili kishte shpallur kandidaturën për të marrë drejtimin e partisë, në Konventën e jashtëzakonshme zgjedhore të PDK-së të zhvilluar të shtunën e në të cilën morën pjesë qindra delegatë të partisë.
Kransiqi ka thënë se është falënderues për mundësinë dhe i ndërgjegjshëm për barrën e përgjegjësisë që do ta merr si i pari i partisë.
Krasniqi do të udhëheqë partinë për dy vjet./21Mdia

Show More
Back to top button