Mërgimtari nga Austria rrah të dashurën
Arrestohet i dyshuari
Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person mbrëmë rreth orës 21:05 në Fushë Kosovë pasi që i njëjti ka sulmuar një femër.
Sipas policisë i dyshuari është shqiptar- shtetas i Austrisë , ndërsa bëhet e ditur se femra të cilën e ka sulmuar ka qenë ish e dashura e tij.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./21Media