Merkel nga Shqipëria: Zemra ime rreh për këtë rajon

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, në konferencën për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Shqipërisë janë shumë të mira, duke përgëzuar përpjekjet për ristrukturimin e sistemit të drejtësisë.
Ajo tha se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur obligimet për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE, por kjo nuk u realizua vetëm prej vetos së Bullgarisë.
Merkel u shpreh se në këtë takim është diskutuar për projekte të rëndësishme infrastrukturore duke e përmendur “autostradën e paqës”. Ajo përshëndeti projektin e tregut të përbashkët rajonal, ku tha se jo të gjithë i janë bashkuar, porse sot është rënë dakord që të punohet në këtë drejtim pasi edhe më shumë forcohet Procesi i Berlinit.
Kancelarja Merkel gjatë kësaj konference tha se zemra e saj rrah për këtë rajon duke lënë të hapur se do të vizitojë më shumë Shqipërinë dhe vendet e tjera.
“Ishte një diskurtim konstuktiv, tani do të vazhdojë bisedimet me kryeministrat e shteteve që nuk munda t’i vizitoj”, vazhdoi tutje Merkel./21Media

Back to top button