24 viktima nga COVID-19

Në Kosovë janë regjistruar edhe 24 viktima nga Covid-19.
Sipas raportit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë shënuar edhe për 357 raste të reja me koronavirus, nga 7.027 teste të realizuar.
Në 24 orët e fundit është raportuar se janë shëruar edhe 1.498 pacientë nga Covid-19 ndërsa, 15 mijë e 835 raste janë aktive.

Minstria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19. Kurse, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.
Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./21Media
Back to top button