Sot vendimi për të dyshuarit për vrasjet e marsit të vitit 2004

Gjykata Themelore në Prishtinë do të vendosë sot për këtë rast

Vendimi për masën e sigurisë për tre të dyshuarit për vrasjen e rëndë të një zyrtari të UNMIK-ut dhe një polici të Kosovës dhe për tentim vrasjen e rëndë të dy zyrtarëve tjerë në vitin 2004 pritet të merret sot nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Prokurori Special i EULEX-it, Danilo Cecarelli, në seancën e djeshme ka kërkuar që ndaj tre të dyshuarve të caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Por mbrojtja e të dyshuarve e ka kontestuar këtë kërkesë të prokurorit duke u bazuar në faktin se sipas tyre ata po akuzohen për një rast që është gjykuar më herët e për të cilin nuk ka prova.

Back to top button