Merrte para për të favorizuar kriminelët, arrestohet kryeprokurori i Kukësit

Kryeprokurori i Kukësit, Edmond Karriqi është arrestuar sot në Kavajë për korrupsion, pasi hetimeve nga SPAK. Bashkë me të është vënë në pranga edhe shoferi i prokurorit, Isuf Gega dhe dy të tjerë që u janë bërë publike vetëm inicialet D.D. dhe E.B.
Ai ka përfituar para në këmbim të favorizimit të personave të përfshirë në krime që kanë qenë nën hetim në Gjykatën e Kukësit.
Sipas njoftimit të SPAK, atij i është dhënë masa “Arrest me burg” bashkë me Gegën dhe dy personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me të, shkruan kp.
Hetimet janë në vijim dhe ende nuk kanë përfunduar. Karriqi ka hetuar çështjen e artistes shqiptare, Fjolla Morina pasi ajo është kapur me armë në makinë, ndërsa ka tentuar të kalonte doganën e Morinës bashkë me dy persona të tjerë, mes tyre bashkëshorti i saj aktual.
Ai është vendosur 3 muaj më parë në krye të prokurorisë së Kukësit, pas shkarkimit nga KPK të Rita Gjatit, që nuk e ka kaluar dot Vettingun.

Back to top button