Merz nuk e përjashton më mundësinë e ndërhyrjës së NATO-s

Kreu i CDU-së, në Gjermani Friedrich Merz, nuk e përjashton më mundësinë që NATO të përfshihet drejtpërdrejt në luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës.
“Sulmet dhe mënyra se si po zhvillohet kjo luftë po marrin forma që të bëjnë të mendosh”, tha Merz për mediumin publik gjerman NDR.
“Mund të vijë një situatë në të cilën NATO duhet të marrë vendime për të ndaluar Putinin”, shtoi ai.
Merz kritikon gjithashtu sulmin rus ndaj centralit bërthamor ukrainas Zaporizhia. “Nëse diçka e tillë do të ndodhte përsëri, nëse blloqet e reaktorit madje do të goditeshin, ne do të kërcënoheshim drejtpërdrejt nga efektet e kësaj lufte. Një nivel i ri i përshkallëzimit në të cilin NATO-ja do të duhet të mendojë se ky është gjithashtu një sulm në territorin tonë”. tha ai.
Një zjarr që shpërtheu në termocentralin më të madh bërthamor të Ukrainës u shua herët të premten pas bombardimeve të rënda nga forcat ruse, pasi qytetet kryesore sulmohen nga trupat pushtuese./21Media

Back to top button