Reaktorët bërthamorë “të shkëputur” pas sulmit rus

Ekspertët bërthamorë që ndjekin ngjarjet në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia thonë se ky nuk është “një tjetër Çernobil”, por se është një situatë shumë e rrezikshme.
“Për herë të parë këtë mëngjes, jam i frikësuar”, thotë ekspertja e materialeve bërthamore të Universitetit Sheffield, Prof Claire Corkhill për BBC.
Duket se vetëm një nga gjashtë reaktorët në termocentral po funksionon tani.
Corkhill thotë se reaktorët janë “shkëputur” që do të thotë “ata po mbyllin reaksionin bërthamor dhe po i vendosin në një gjendje të sigurt dhe të qëndrueshme”.
Ajo shton se ky mund të ketë qenë qëllimi i Rusisë, transmeton rtv21.tv.
Corkhill shton se një “skenar i rastit më të keq” do të ishte që furnizimi me energji elektrike i termocentralit të dëmtohej pasi “ne mund të shikojmë një skenar të ngjashëm me atë që ndodhi në Fukushima në vitin 2011, ku një humbje e energjisë çoi në një humbje të ftohjes, e cila shkaktoi një shkrirje të tre prej reaktorëve të saj bërthamorë”./21Media

Back to top button