Mësimdhënësit sot në grevë njëorëshe

Në shenjë revolte për mos plotësimin e kërkesave të tyre, mësimdhënësit në të gjithë sot kanë hyrë në grevë njëorëshe. Nën organizimin e SBASHK-ut çerdhet janë në grevë nga ora 06:30-7:30, ndërsa shkollat fillore varësisht nga ndërrimet, ora e parë do të jetë grevë, kurse universitetet nga ora 10:00-11:00.
Orët humbura nuk do të zëvendësohen kurse SBASHK ka paralajmëruar se nëse Qeveria e Kosovës nuk reagon, do të hyjnë në grevë të përgjithshme.
Ndër kërkesa të tyre, mësimdhënësit por edhe punëtorët e sektorit publik, kërkojnë 100 euro shtesë në paga deri në miratimin e Ligjit të pagave./21Media

Back to top button