”Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo”

Ismail Kadare është poet, autor këngësh dhe autor/publicist shumë i njohur, i cili ka lindur në Gjirokastër, ku edhe ka përfunduar arsimin e mesëm, më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).
Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të mëdhenjë të letërsisë botërore bashkëkohore. Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve në mbi 45 gjuhë të huaja ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Disa nga veprat e tij më të njohura janë:
”Ëndërrimet”, ”Shekulli im”, ”Motive me diell”, ”Përse mendohen këto male”, ”Gjenerali i ushtrisë së vdekur”.
 
Poezi nga Ismail Kadare
Nena
Ne mbremje u kthye ai ne shtepi
i lodhur, i ngrysur, me traktet ne gji.
Mesnates se shurdher, se erret, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.
-Mesnates ti sonte, o nene, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.
Ai si i vdekur ne gjume! ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.
Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
(Fli, biri i nenes, se ora s’eshte nje.)
Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.
Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushe te bukur, nje qiell pa re.
Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.
Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.
Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!
Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.
I mbytur ne djerse u zgjua ai
(O nene), dhe doren e vuri ne gji.
Atje trakte s’ka. (O nene ku je
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.
(O nene!), por nena nuk eshte me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!
Dicka neper mendte atij shpejt I erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.
Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.
(O nene, o nene, o nene, ku je!!!!)
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.
Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…(Ndal!) ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!
N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.
…Qe biri te flinte i qete gjer n’agim,
mesnata per nenen s’do kete mbarim.

Back to top button