Kaloni te përmbajtja kryesore

Rama: Merkel do t’i mungojë këtij rajoni

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama deklaroi se është privilegj që Kancelarja gjermane Angela Merkle ishte në Tiranë në pamundësi t’i vizitojë të gjitha vendet.
“Sot Ballkani Perëndimor është shumë më i mirë sesa që ishte pa Kannceleran Merkel, ajo do t’i mungojë këtij rajoni”, tha Rama.
Sipas tij, askush s’e ka kuptuar rajonin më mirë se kancelarja gjermane.
“Kemi privilegjin ta presim në Tiranë, një mike të Ballkanit, të shqiptarëve, dhe të gjithë popujve të këtij rajoni. Kjo është vizita e lamtumirës e Angela Merkelit si kancelare e Gjermanisë. Besoj që askush nuk ka bërë për këtë rajon e as askush s’e ka kuptuar këtë rajon më mirë se kancelarja gjermane”, tha Rama ndër tjerash. /21Media 

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button