Messi flet për ndeshjen e ndërprerë kundër Brazilit

Kapiteni i përfaqësueses të Argjentinës, Lionel Mesi ka akuzuar palën braziliane për lojëra prapa skene lidhur me ndeshjen e ndërprerë kundër Brazilit që duhej të luhej mbrëmë.
“Erdhëm në Brazil me qëllim që të luajmë futboll. Arritëm dhe askush asgjë nuk na informoi se një gjë e tillë mund të ndodh. Nëse donin, kanë mundur të na deportonin tre ditë më herët, kur arritëm. Kjo është katastrofë”, ka deklaruar Mesi për mediat argjentinase.
Kujtojmë se, ndeshja Brazil – Argjentinë është ndërprerë pak minuta pasi filloi për shkak të shkeljeve të protokolleve anti-Covid-19 për karantinë të obliguar. Autoritetet shëndetësore të Brazilit hynë në fushë dhe kanë kërkuar nga tre futbollistët e Argjentinës, Kristiano Romero, Xhovani Lo Selso dhe portierit Emiliano Martinez që të braktisin stadiumin dhe shtetin, pasi që vinin nga vende me rrezikshmëri të lartë dhe duhet të karantinoheshin disa ditë, sipas rregullave të shtetit brazilian./TV21

Back to top button