Shpërndanin marihuanë, arrestohen tre persona

Sot, Policia ka arrestuar të dyshuarit O.SH (1997), F.B (1988) dhe H.SH (1995) nga Prizreni, pasi dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Blerje, posedim, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, ndërsa me pëlqimin verbal të gjyqtarit të procedurës paraprake është bërë kontrollimi dhe bastisja e shtëpisë, objekteve përcjellëse dhe të një lokali, të cilin të dyshuarit, dyshohet se e shfrytëzonin për paketim, shitje dhe shpërndarje të substancave narkotike të llojit marihuanë.
Gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar rreth 850.56 gramë substancë e dyshuar marihuanë e cila ishte e ndarë në paketime të vogla.
”Gjatë realizimit të operacionit policor të bastisjes janë konfiskuar si provë materiale: 2 qese plastike me substancë të dyshuar për narkotike të llojit marihuanë me peshë 1.37 gramë; 28 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 21.44 gramë;  Mbetje e substancës së dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4.44 gramë; 1 peshore elektronike me mbishkrimin ”Pocket Scale”; 87 qese të zbrazura plastike; 1 qese plastike ngjyrë e bardhë , brenda saj ishin disa dëshmi; 1 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 20.74 gramë; 1 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 315.38 gramë; Mbetje e substancës së dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 99.74 gramë ( brenda me qese dhe cigare të përdorura); 1 qese plastike me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 12.66 gramë ; 1 kavanoz qelqi me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë;  1  motor pa targa, me çelsa të motorit dhe çelësi i lokalit që është shfrytëzuar nga njëri prej të dyshuarve të arrestuar (O.SH); 1 telefon celular ‘Samsung‘ pronë e të dyshuarit O. SH; 1 telefon mobil ”Iphone 12”, është bërë e ditur në komunikatë.
Ndaj dy të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari i tretë me urdhër të prokurorit të shtetit në Prizren i dorëzohet stacionit policor në Prizren për procedurë të mëtutjeshme hetimore lidhur me veprën ”Pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”./21Media

Back to top button