Meta e Lajçak flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar me ndërmjetësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, Meta ka bërë të ditur se mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi.
“Shqipëria mbështet plotësisht procesin e dialogut Kosovë – Serbi, duke vlerësuar se tashmë është koha për arritjen e një marrëveshjeje për njohje reciproke të dy vendeve”, ka shkruar Meta.

Presidenti shqiptar, të mërkurën dhe të enjten ishte në Kosovë ku është takuar me krerët e lartë shtetëror e politikë./21Media

Back to top button