Meta për Berishën: Sa më shumë kalon koha, bëhet më tërheqës…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ditën e sotme ndodhej në Korçë, ku zhvilloi një ceremoni solemne për vlerësimin e katër të përndjekurve politikë, simbole të rezistencës antikomuniste. Pas përfundimit të ceremonisë Presidenti ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe u shpreh se fjala kyç në dekadat e ardhshme do të jetë sovraniteti i qytetarëve.
“Sovraniteti është respektimi i vullnetit të qytetarëve dhe nuk ka mbrojtës më të mirë të sovraniteti se sa vetë sovrani, vetë qytetari. Fjala kyç për dekadat që vijnë është fjala sovranitet. Unë besoj se në radhë të parë është e rëndësishme t’i kthejmë sovranitetin qytetarëve, të mos injorohen më, të mos jenë viktimë e arbitraritetit të elitave të cilat kanë kërkuar dhe kërkojnë ta nxjerrin këtë sistem jashtë kontrollit të qytetarëve”, ka thënë Meta.
I pyetur se si e komenton betejën Berishës për t’u rikthyer në PD, Meta nuk dëshironte të komentonte, por tha se sa më shumë kalon koha Berisha bëhet më tërheqës dhe më demokrat.
“Nuk dëshiroj të merrem me çështje të tilla për arsye sepse nuk është kjo detyra ime. Zoti Beriasha nuk mund të rri pa e thënë, sa më shumë kohë që kalon, aq më tërheqës bëhet, po aq edhe më demokrat”, ka thënë ai.

Back to top button