”O të humbur shqipëtar, as nder, as turp, as gjak s’kini”
Faik Konica ishte poet dhe autor shumë i njohur. Mësimet e para i mori në Konicë dhe i vijoi për pakë kohë te Jezuitët në veri, në Shkodër. Më pas u shkollua në shkollat franceze në Lindje, në Stamboll. Në Dizhon dhe në Paris, ndoqi studimet për filozofi. Ai kishte fituar disa konkurse, duke u nderuar me çmime për aftësitë e tij intelektuale jo të zakonshme. U diplomua për letërsi në Universitetin e Harvardit të SHBA.
Konica mbahet si një nga njerzit më të ditur në kulturën shqiptare të këtij shekulli. Rruga e tij shkollore e jetës tregon se ai e njohu Shqipërinë nga Jugu në Veri dhe shkoi gjithnjë prej Lindjes në Perëndim.
Konica kishte zhvilluar veprimtari të jashtëzakonshme kulturore e atdhetare me botimin e revistave “Albania e Trumpeta e Krujës” me themelimin e shoqërisë ”Vatra” dhe me redaktimin e gazetës “Dielli” në Amerikë.
Mirëpo, vlera më madhe e punës së tij është bindja se kombi nuk ndërrohet pa vetëdijën për identitetin e tij. Prandaj, bëri perpjekje të mëdha për krijimin e alfabetit të përbashkët, për krijimin e normës së gjuhës së përbashkët të shkrimit dhe kundërshtimin e kulturave të mbyllura krahinore si në nivel të krijimtarisë ashtu edhe në nivel të propagandës kombëtare. /21Media