Meta thirrje shqiptarëve të Luginës të marrin pjesë në zgjedhjet e Serbisë

Pesë parti shqiptare me një listë të vetme

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, inkurajon të gjitha forcat politike të Luginës së Preshevës dhe të gjithë popullsinë shqiptare kudo ku jeton në Serbi, të marrin pjesë në zgjedhjet më 26 prill.

Meta nxit partitë shqiptare atje të unifikojnë qëndrimet, në mënyrë që të maksimalizojnë rolin dhe kontributin e tyre në institucionet e ardhshme, si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal.

Presidenti Meta shpreh bindjen se pjesëmarrja sa më masive e shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme dhe ato vendore, bashkëpunimi i të gjithë subjekteve politike për rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve, si dhe bashkëpunimi i tyre i ngushtë me faktorin ndërkombëtar do të garantojnë forcimin e zërit të popullsisë shqiptare në funksion të plotësimit të kërkesave dhe të drejtave të tyre legjitime në Serbi” thuhet në deklaratë.

Serbia do të mbajë më 26 prill zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Pesë parti shqiptare në Luginën e Preshevës do të kandidojnë me një listë të vetme në zgjedhjet e parlamentare pas marrëveshjes së negociuar nga Tirana zyrtare.

 

Back to top button