Mexhiti-Kurti: Lidhjet tona të forta synojmë t’i forcojmë edhe më tej

Zëvendëskryeministri, Izet Mexhiti pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, thotë se dy qeveritë kishin takim pune të frytshëm. Mexhiti thotë se lidhjet e forta mes dy vendeve do të vijojnë të forcohen edhe më tej.

“Me kënaqësi të veçantë mirëpritëm Kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, në një vizitë pune, të frytshme, konstruktive, por edhe vëllazërore. Diskutuam çështje të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, me fokus të veçantë tek lidhjet tona të forta, të cilat synojmë t’i forcojmë edhe më tej. Ky takim shënon edhe një hap të rëndësishëm për të ardhmen e përbashkët të regjionit, duke demonstruar bashkëpunimin e ngushtë dhe të suksesshëm mes Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës. Përmes këtij bashkëpunimi, synojmë të përmirësojmë pozitën e tonë në nivel rajonal dhe ndërkombëtar. Mirë se erdhe, kryeministër!”, ka shkruar Mexhiti.

Back to top button