Michel: BE-ja qëndron e solidarizuar me popullin izraelit

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, thotë se Bashkimi Evropian qëndron e solidarizuar me popullin izraelit.

“Dënojmë fuqishëm sulmet pa dallim të nisura kundër Izraelit dhe popullit të tij këtë mëngjes duke shkaktuar terror dhe dhunë ndaj qytetarëve të pafajshëm”, shkroi ai në platformën “X” të njohur më parë si “Twitter”.

Grupi militant i Hamasit lëshoi dhjetëra raketa në Izrael mëngjesin e 7 tetorit, duke nxitur autoritetet që të lëshojnë alarme për sulme ajrore në mbarë vendin, përfshirë në Jerusalem dhe Tel Aviv./21Media

Back to top button